Telegrafi

“Pa Mustafin nuk ka festë”, mbrojtësi shqiptar vendimtar te Arsenali

Arsenali ka humbur katër ndeshje në këtë sezon në të gjitha garat.

Të gjitha këto ndeshje kanë ardhur në Ligën Premier dhe në të gjitha këto nuk është paraqitur Shkodran Mustafi.

Mbrojtësi shqiptar në 16 paraqitje për Topçinjtë në të gjitha garat ka 11 fitore, pesë barazime dhe asnjë humbje.

Se mungesa e tij luan një rol të madh e tregon edhe fakti se pas lëndimit ndaj Stoke Cityt, skuadra londineze ka pësuar dy humbje atë ndaj Evertonit dhe Manchester Cityt, të dy këto takime me rezultat 2-1.

Kurse dy humbjet tjera janë ndaj Liverpoolit me rezultat 3-4 në javën e parë të Ligës Premier dhe ajo ndaj Southamptonit me rezultat 0-2. /Telegrafi/