Trim Jetullahu kishte kohë pa sjell ndonjë këngë të re në tregun muzikor.
Por, këngëtari në këtë fillim vit ka publikuar projektin e parë që për tematikë ka dashurinë.
“Pa mu”, titullohet kënga më e re e Trimit, të cilën e ka shoqëruar edhe me një video.
Këtë të fundit e ka punuar kompania e re RD Photography, që ka realizuar edhe spote të tjera.
Ai ka bashkëpunuar me Bergin Demajn, Rzon Music dhe Ardian Gjokajn për projektin e tij të ri.
Ndryshe, Jetullahu pritet të publikoj edhe këngë të reja gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/