Telegrafi

Pa maska e distancë, grumbullime masive të qytetarëve në sheshet e Prizrenit

Mbyllja e lokaleve të gastronomisë duket se nuk paraqet edhe aq shumë problem për qytetarët e Prizrenit që të vazhdojnë traditën e grumbullimit në qytet në orët e mbrëmjes.

Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë grumbulluar në sheshin kryesorë të qytetit të Prizrenit.

Mediat lokale sjellin pamje të grumbullimeve masive të qytetarëve pas kohës së iftarit, ku një pjesë e madhe e tyre nuk kanë maska dhe respektim të distancës.

Nga java tjetër është parandaluar relaksim i masave sa i përket hapjes së lokaleve të gastronomisë.

Kujtojmë, aktualisht janë në fuqi masat kufizuese që iu ndalohet qytetarëve të lëvizin nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit./Telegrafi/