Site icon Telegrafi

Pa marrëveshje mes partive, Ligji për Prokurorinë Publike futet në Kuvend

Ligji i ri për Prokurorinë Publike me të cilin duhet të zgjidhet statusi i PSP-së, sot është vendosur në rend dite në seancën e 108 në seancë kuvendare.

Ligji futet në procedurë kuvendare me flamur evropian dhe me procedurë të shkurtë. Sot do të votohet për nevojën e sjelljes së këtij ligji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në prag të seancës, dje mbledhje në Kuvend mbajtën grupet e punës të pushtetit dhe opozitës, por nuk u arrit asnjë marrëveshje për çështjet kontestuese.

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, pas takimit deklaroi se çështja kyçe rreth së cilës nuk pajtohen palët janë statusi dhe lëndët e PSP-së.

Ajo pret që në seancë plenare partitë politike ta mbështesin nevojën e sjelljes së këtij ligji./Telegrafi/

Exit mobile version