Tifozët që dëshirojnë të ndjekin Kampionatin Botëror do të duhet gjithmonë me vete ta kenë letërnjoftimin.
Kështu ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Rusisë, ku në këtë formë po kërkojnë të luftojnë huliganizmin.
Paraprakisht, kjo rregullore do të aplikohet në Kupën e Konfederatave, e cila do të mbahet këtë vit në shtetin rus, transmeton Telegrafi.
Theksojmë se në kampionatin evropian të këtij viti tifozët angleze dhe rusë ishin më problematik ndërsa shembull ishin ata shqiptarë dhe islandezë. /Telegrafi/