Site icon Telegrafi

Pa lënë asnjë detaj anash, investitorët gjerman dhe kosovar përfundojnë banesat e reja në Rezidencën Gjermane

Jashtë temperatura bën 35 gradë, brenda jetohet në rehati, me një fllad të pakrahasueshëm veror. Është kjo ndjenja që gjithkush e përjeton në banesat e Rezidencës Gjermane, të ndërtuara në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.

‘E kundërta ndodh gjatë dimrit, jashtë bën ftoftë deri sa falë izolimit të mirëfilltë dhe materialeve të përdorura, gjatë dimrit brenda temperaturat të bëjnë të ndihesh sikur të ishte pranverë.’, thotë R.G., banore në Rezidencën Gjermane në Prishtinë.

Të vendosura në lagjen Mati 1 të kryeqytetit, këto eko-ndërtesa janë të ndërtuara në parim me rregullat e zhvillimit të qëndrueshëm mjedisor dhe janë ndërtesa efiqiente, duke ofruar rehati brenda dhe intimitet gjatë gjithë kohës.

‘Mure akustike dhe termike me qëllim të ruajtjes së ambientit intim familjar, parket bungu i klasit të parë, dritare të hapura deri në dysheme dhe materiale të cilësisë së lartë, hapësira të gjelbëruara, distancë në mes të objekteve, parking për të gjithë, janë vetëm disa nga specifikat e ofertës së Rezidencës Gjermane për të interesuarit.’, tregon Christian Hammeke, njëri nga investitorët në Rezidencën Gjermane.

Faza e ndërtimit ishte mbikëqyrur nga ekspertë gjerman të ndërtimit dhe të planifikimit hapësinor, deri sa investitorët kanë përgatitur edhe plan të mirëfilltë të mirëmbajtjes për banorët e Rezidencës Gjermane, të cilët mund të përfitojnë shumë shërbime me kosto të lirë të mirëmbajtjes.

‘Jemi siguruar që materialet të jenë të cilësisë më të lartë dhe të markave të famshme botërisht. Ndërtimin është bërë sipas standardeve Gjermane dhe Evropiane në pajtim me normat EC1 deri në EC8, DIN 277-3, Eohnungsbau-Normen (DIN).’, shton tutje Hammeke gjatë bisedës me redaksinë.

‘Kemi përdorur sistem të izolimit edhe me fasadë të ventiluar, që përbëhet nga tri elemente bazë: materiali i izolimit (lesh guri i presuar me folje mbrojtëse difuzive), konstruksioni mbajtës dhe panelet e jashtme. Në mes të paneleve dhe izolimi është hapësira ventiluese, që mundëson qarkullimin natyral të ajrit.’, tregon Hammeke në detaje rreth izolimit të Rezidencës Gjermane.

Banesat në Rezidencën Gjermane, tani më të përfunduara, mund të blihen nga të gjithë të interesuarit me çmim shumë të volitshëm prej vetëm 770 euro për metër katror. Rezidenca Gjermane është projekt i Christian Hammeke dhe Dr. Kushtrim Shala, bashkëinvestitorë nga Gjermania. /Telegrafi/

Për më tepër informata, klikoni këtu ose telefononi në +37744100234

Exit mobile version