Telegrafi

Pa kurrfarë arsye sulmoi kinezen e moshuar në San Francisco, pendohet keq – burri përfundon me fytyrë të mbuluar në gjak

Një kineze e moshuar është sulmuar në San Francisco, por ajo ka befasuar sulmuesin e saj që ka përfunduar në spital.

Xiao Zhen Xie, 76-vjeçe, duke folur nga shtëpia e pleqve, ka thënë se ndihet e traumatizuar, pavarësisht se syrin që ia goditi me grusht sulmuesit – ende i rrjedh gjak, transmeton Telegrafi.

Ajo tha se po priste e qetë në semafor kur një i ri pa kurrfarë arsye apo provokimi e goditi. Megjithatë ajo arriti ta kap një shkop dhe ta sulmojë e rrah mirë sulmuesin.

Dëshmitarët për KPIX 5 kanë thënë se e kishin parë gruan e moshuar duke rrahur sulmuesin. Në videon e publikuar më poshtë, sulmuesi i prangosur shihet se si fytyra i është mbuluar në gjak.

Madje kinezja e moshuar në prezencë të policisë, ia bën me dije se ka mundur ta pësojë edhe më rëndë.

“Dështak, pse më godite”, pyeti gruaja sulmuesin që ishte i shtrirë pranë një autoambulance. /Telegrafi/