Site icon Telegrafi

Pa kurrfarë arsye adoleshentja godet me shuplakë të moshuarën në rrugë (Video, +18)

Një video shokuese e publikuar në Snpachat, shfaq një nxënëse të shkollës së mesme e cila e godet me shuplakë në fytyrë një grua të moshuar në një rrugë, ku frekuentohej nga mijëra kalimtarë në Londër.

Në video mund të shihet se si në turmën e qytetarëve, një grua e moshuar goditet në fytyrë pa kurrfarë arsye nga një adoleshente, transmeton Telegrafi.

Ajo mbeti e shokuar me veprimin e vajzës së re dhe nuk mund të ndalej lotët, për faktin se u turpërua para masës pa ndonjë arsye.

Por është interesant se si vetëm pasi u godit gruaja e pambrojtur, kalimtarët e rastit reaguan duke u afruar për ta ndihmuar dhe qetësuar situatën

Ndërkaq, videoja që kur është publikuar në të gjithë rrjetet sociale është shikuar nga më shumë se 200 mijë persona në mbarë botë. /Telegrafi/

Exit mobile version