Telegrafi

Pa kundërshtar, Florentino Perez konfirmohet si president i Real Madridit

Florentino Perez është rizgjedhur president i Real Madridi deri në vitin 2025.

Kreu i klubit nuk kishte asnjë kundër kandidat, dhe me votë unanime është rizgjedhur si i pari i klubit.

“Që nga korriku i vitit 2000, nën udhëheqjen e Florentino Perez, Real Madrid ka fituar 47 tituj në të dyja mandatet. 26 në futboll: 5 Kupa Evropiane, 5 Kupa Botërore Klubesh , 4 Super Kupa Evropiane, 5 LaLigas, 2 Copa del Rey dhe 5 Super Kupa Spanjolle dhe 21 në basketboll: 2 Kupa Evropiane, 1 Kupë Ndërkontinentale, 6 Liga, 6 Copa del Rey dhe 6 Super Kupa Spanjolle.

Florentino Perez tani mori mandatin e tij të gjashtë si president i Real Madridit, deri në 2025”, thuhet në komunikatën e klubit.

Me në krye me të, Real Madridi po ashtu arriti që të fitonte tre tituj radhazi në Ligën e Kampionëve me trajner Zineidne Zidane. /Telegrafi/