Site icon Telegrafi

Pa kulm në kokë por trashëgoi alamet pasuri

Hetuesi privat David Lundberg njoftoi se ky njeri pa kulm mbi kokë me prejardhje nga Utah është trashëgimtar i një shume të mëdha parash. Nuk zbuloi se për sa para bëhet fjalë, por mediat raportojnë se pasurinë ia la trashëgim vëllai pas vdekjes.

Hetuesi arriti ta gjejë Maxin në park me një karrocë përplot gjëra të cilën e barte me vete dhe ia kumtoi lajmin. “Më ai nuk do të jetojë në rrugë ose në depot e braktisura”, tha hetuesi për AP-në. “Do ta ketë rastin të jetojë një jetë normale, të ketë shtëpi, të kujdeset për veten, të blejë rroba të reja, ushqim dhe të paguaj shërbimet mjekësore”.

Lundberg punoi intensivisht dy muaj në këtë rast, ndërsa atë e angazhoi familja e të ndjerit nëpërmjet një agjencie avokatësh nga New Yorku. Max tash për tash nuk dëshiron të flasë me gazetarët, ndërsa familja e tij me siguri se do të organizojë një konferencë për media pas takimit me të. /Telegrafi/
 

Exit mobile version