Telegrafi

Pa kufizime për punë në Gjermani e Austri

 Polakët, çekët, hungarezët, sllovenët, sllovakët, si edhe kandidatë nga Estonia, Letonia, Lituania mund të punësohen pa kufizime në Gjermani. Por tregu gjerman i punës ende mbetet i mbyllur për punëmarrës nga Bullgaria dhe Rumania.

Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Bruderle heqjen e kufizimeve të punësimit për punëmarrës vendet e Evropës Lindore e vlerëson si shans për Gjermaninë.

"Shanset janë të mëdha. Ne kemi nevojë urgjente për fuqi të kualifikuar punëtore. Në disa pjesë të Gjermanisë kemi punësim të plotë. Nëse nuk na vjen fuqi e kualifikuar punëtore do ta humbim shansin e rritjes ekonomike", theksoi Bruderle. /Telegrafi/