Site icon Telegrafi

Pa koalicione në zgjedhjet lokale (Video)

Të gjitha partitë e mëdha parlamentare dhe shumica e atyre jo parlamentare, do të garojnë të vetme në zgjedhjet lokale që mbahen më 22 tetor.

Kjo konfirmohet edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ata deklarojnë se afati ligjor i lidhjes së koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet lokale ka përfunduar javë më parë.

Nga 58 subjekte politike të regjistruara në KQZ për zgjedhjet lokale, koalicion kanë lidhur vetëm tri parti të komuniteteve jo serbe. Ato janë ‘Vakat’, ‘Unitet’ dhe ‘Zajedno za Goru’.

Por, nëse ky afat ligjor për lidhje koalicionesh qëllimshëm nuk është respektuar nga subjektet politike, është një afat tjetër ligjor që ato patjetër duhet ta respektojnë, e që ka të bëjë me një çështje tjetër.

Zyrtarë të KQZ-së kanë thënë për RTK se ky institucion është në përgatitje e sipër për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, që do të mbahen në 38 komuna të Kosovës dhe në mbarë territorin e Republikës.

Exit mobile version