Befasia më e madhe e mbrëmjes në NBA ka ardhur nga New Yorku, ku Brooklyn Nets është mposhtur në shtëpi.
Lideri i Konferencës së Lindjes u përballë me kampionin në fuqi të NBA-së, Los Angeles Lakers të cilët morën fitore me 25 pikë diferencë, 101:126.
Nuk do të ishte aspak befasi për fitoren e Lakers, pasi edhe kanë emër më të madh, por ajo erdhi pa katër basketbollistë kryesorë si LeBron James, Anthony Davis, Kyle Kuzma e Marc Gasol.
Qendra Andre Drummond ishte më i miri në këtë sfidë për fituesit me 20 pikë e 11 kërcime.
Fundori gjerman Dennis Schroder ishte fantastik në 20 minuta sa qëndroi në parket me 19 pikë e katër asistime, por ai u përjashtua së bashku me Kyrie Irving të vendasve pas një përplasje.
Gjithsesi pëveç Drummond dhe Schrodder, edhe gjashtë basketbollistë tjerë të Lakers shënuan pikë dyshifrore dhe ata janë: Ben McLemore (17), Horton-Tucker (14), Caldwell-Pope(14), Markieff Morris (14), si dhe dyshja Harell e McKinnie që shtuan nga 10 pikë.
Tek vendasit basketbollisti më efikas ishte KEvin Durant me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për fitore.
Përkundër humbjes, Brooklyn Nets vazhdon të mbetet në pozitën e parë në Lindje me 36 fitore e 17 humbje sa ka edhe Philadelphia 76ers.
Ndërkohë kampioni në fuqi i NBA-së, LA Lakers mbetën në pozitën e pestë në Perëndim me 33 fitore e 20 disfata. /Telegrafi/
Rezultatet:
Cleveland Cavaliers – Toronto Raptors 115:135
Brooklyn Nets – LA Lakers 101:126
https://www.youtube.com/watch?v=Hdm4hz3ayb8
Oklahoma City Thunder – Philadelphia 76ers 93:117
Utah Jazz – Sacramento Kings 128:112
Golden State Warriors – Houston Rockets 125:109
https://www.youtube.com/watch?v=yoEwm-kH5fE
Phoenix Suns – Washington Wizards 134:106
https://www.youtube.com/watch?v=LDh_xyyIMK8
Portland Trail Blazers – Detroit Pistons 118:103
https://www.youtube.com/watch?v=iyTskey1w9k