Megjithë reputacionin e tyre të frikshëm, gjarpërinjtë janë bërë kafshë shtëpiake për disa njerëz.
Së fundmi, një video e një vajze të vogël duke ngritur një gjarpër masiv të zi mbi supet e saj dhe duke luajtur me të, është bërë virale në rrjete sociale.
Videoja kap momentin teksa vajza e re mban një gjarpër masiv që rrëshqet nëpër trupin e saj.
Për fat të mirë, gjarpri qëndroi i qetë, përcjell Telegrafi.
Bëhet e ditur se Ariana është entuziaste e gjarpërinjëve dhe ka grumbulluar më shumë se 400 mijë ndjekës në Instagram duke treguar lidhjen e saj unike me zvarranikët.
Por, klipi ka shkaktuar zemërim te përdoruesit e rrjeteve sociale, ku shumë dënojnë prindërit për rrezikimin e jetës së fëmijës.
Madje, shumë vënë në dyshim rreziqet e një akti të tillë të guximshëm, duke ngritur shqetësime për sigurinë e ekspozimit të fëmijëve ndaj situatave potencialisht vdekjeprurëse.
Ndryshe, edhe në të kaluarën, Ariana ka postuar disa video dhe foto të saj me lloje të ndryshme të zvarranikëve. /Telegrafi/