Site icon Telegrafi

Pa ia hequr shtresën për kamuflazh, Toyota e prezantoi Supran e ri nëpër shtigjet malore (Video)

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Toyota Supra me gjithë shtresën për kamuflazh, u prezantua në Goodwood Festival of Speed

Me të njëjtin mbështjellës, me të cilin ishte konfirmuar lajmi i prezantimit në këtë festival që zhvillohet në Essex të Anglisë, modeli Supra ka bërë nj prezantim dinamik nëpër shtigjet malore, transmeton Telegrafi.

Pos xhiros së shpejtë, nuk është dhënë asnjë lajm për këtë Toyota, andaj duhet pritur deri në momentin kur të paraqitet zyrtarisht me të gjitha të dhënat.

Njohësit e automobilizmit, konsiderojnë se do të ketë motor 3.0-litra që prodhon 335 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, mund ta arrijë për 4.5-sekonda.

Megjithëse nuk ka shumë të dhëna, pritet që gjatë fundjavës të mësohen edhe shumë elemente që e përbëjnë gjeneratën e gjashtë të modelit Supra. /Telegrafi/

Exit mobile version