Telegrafi

Pa gola në Istog

Ndeshja e parë është zhvilluar në rajonin e Dukagjinit, ku Istogu është përballë me Feronikelin.

Skuadra e fundit në tabelë ka arritur ta ndalë në barazim pa gola 0:0 liderin e Superligës, Feronikelin.

Të dyja skuadrat kishin raste të mira shënimi, mirëpo në fund portat mbeten të pa prekura.

Edhe pas kësaj pike të fituar Istogu mbetet në pozitën e fundit me 15 pikë.

Ndërkohë kampioni aktual Feronikeli vazhdon të mbetet në krye me 32 pikë të tubuara, dy më pak se Llapi dhe tri më pak se Gjilani. /Telegrafi/