Site icon Telegrafi

Pa forcim të sektorit privat, s’do të ketë zhvillim ekonomik

Mbrojtja e sektorit privat ёshtё ndёr arsyet kyçe qё duhet tё adresohet nga institucionet relevante dhe tё gjendet njё modalitet qё tё arrihet aty ku mendohet. Ngase pa forcim tё sektorit privat nuk mund tё ketё as zhvillim ekonomik tё vendit dhe as hapje tё vendeve tё reja tё punёs.

Kёshtu ёshtё vlerёsuar nё konferencёn pёr media me temёn, “Mbështetja Institucionale për NVM-të” tё organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane (OEK) nё tё cilёn u diskutuan çështje që kanë të bëjnë me fuqizimin e dialogut publiko-privat.

Qëllimi i kësaj konference është informimi mbi atë se çfarë janë duke bërë institucionet qendrore dhe lokale, shoqatat e bizneseve, organizatat e donatorëve në nivel nacional, rajonal dhe lokal për zhvillimin e sektorit privat.

Safet Gёrxhaliu, kryetar i OEK-ut, ka thёnё se nё Kosovë flitet shumë mё tepёr pёr integrim politik, por sipas tij, integrimi politik nuk mund tё arrihet nё qoftë se nuk ka integrim ekonomik.

Ai ka theksuar se mbrojtja e sektorit privat ёshtё ndёr arsyet kyçe qё duhet tё adresohet nga institucionet relevante dhe tё gjendet njё modalitet qё tё arrihet aty ku mendohet.

Ai ke theksuar se me fuqizimin e ndërmarrjeve tё vogla dhe tё mesme do tё ketё mundësi pёr krijim tё vendeve tё reja tё punёs, pёr përmirësim tё bilancit tё pagesave, pёr promovim tё produkteve vendore dhe bse mё kёtё do tё ndikojnë nё përmirësimin e imazhit tё biznesit karshi investitorëve tё huaj.

“Vetëm me sundimin e rendit dhe ligjit mund tё eliminohen problemet si burokracia, korrupsioni, ekonomia e kriminalizuar, tenderomania, prokurimi publik. Vonesat e lёndёve nё sektorin gjyqёsor e dёmton direkt ambientin e tё bёri biznes nё Kosovё”, ka thёnё Gёrxhaliu.

Ndёrsa, zyrtarёt e Administratёs Tatimore e Kosovёs (ATK) kanё shpjeguar se janё duke punuar nё lehtësimin e shërbimeve tatimore pёr tatimpaguesit, nё mёnyrё qё t’i kryejnё shёrbimet mё lehtё dhe mё shpejt.

Sami Salihu, menaxher i lartё i shёrbimit dhe edukimit tё tatimpaguesve nё ATK ka folur pёr lehtёsirat e pagesave tё tatimpaguesve dhe pёr shёrbimet tjera qё ofron ATK-ja pёr bizneset.

Duke folur për aktivitetet e ATK-së, ai ka bёrё tё ditur se deri nё shtator tё kёtj viti ky institucion taksambledhës ka realizuar tё ardhura ne vlerё prej 321milionё euro. Salihu tutje ka treguar se numri total i tatimpaguesve qё janё pajisur me numra fiskal aktiv janё 93.908 tatimpagues.

Prej tyre si biznese juridike janё 12.415 tatimpagues; biznese individuale 57.084; persona fizik qё janё tё regjistruar me numra fiskal dhe bëjnë deklarime pёr tё ardhurat e tyre 24.490 tatimpagues.

Ndёrsa numri i bizneseve tё regjistruara nё qendrën ‘one-stop-shop’ ёshtё 22.840 sosh, ku tё gjitha kёto biznese janë pajisur me certifikatën e biznesit. Sipas Salihut, ATK-ja ka pranuar mbi 950 mijё deklarata nga tatimpaguesit përmes sistemit elektronik. /Kosova Live/Telegrafi/

Exit mobile version