Site icon Telegrafi

Pa fitues në Suharekë, Ballkani dhe Prishtina ndajnë pikët

Ka përfunduar sezoni vjeshtor në Albi Mall Superligën e Kosovës me sfidën Ballkani – Prishtina 1-1.

Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët vetëm pas 11 minutash lojë gjetën golin e epërsisë.

Ishte kapiteni i suharekasve, Edvin Kuc që realizoi një gol spektakolar nga distanca për t’i dhënë epërsinë Ballkanit 1-0.

Përkundër rasteve të mira shënimi, gola më nuk pati në pjesën e parë dhe Ballkani shkoi në pushim mes pjesëve me epërsi minimale.

Pjesa e dytë ishte edhe më e gjallë sa i përket rasteve të shënimit, ku nuk munguan edhe kartonët.

Kur kaluan një orë lojë, sulmuesi i vendasve Albion Rrahmani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe u përjashtua nga loja.

Prishtina pasi mbeti me epërsi numerike të futbollistëve në fushë vazhdoi trysninë në drejtim të portës së Ballkanit, ku krijuan disa raste me Ukën, Kryeziun e Krasniqin.

Në minutën e fundit të ndeshjes, Prishtina ka fituar penallti kur Bajram Jashanica u pengua në zonë nga Bajram Jashanica dhe gjyqtari Visar Kastarti akordoi penallti pasi u konsultua me VAR-in.

Kreshnik Uka mori përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe u tregua i saktë nga pika e bardhë duke shënuar për rezultatin përfundimtar 1-1.

Pas këtij barazimi, Ballkani e mbyll stinorin vjeshtor me 38 pikë, sa ka edhe Drita që dimëron si kampion vjeshtor.

Ndërkohë Prishtina ngritët në pozitën e tretë me 27 pikë, sa ka edhe Gjilani në vendin e katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version