Trepça ’89 dhe Drenica kanë ndarë pikët pasi kanë luajtur baras 1-1.
Vetëm pas dy minutave lojë vendasit fituan penallti, pasi Ylber Maloku u ndalua në zonë.
I saktë nga 11 metra u tregua mbrojtësi Marigen Shoshi për të kaluar vendasit në epërsi.
Mysafirët arritën të barazonin rezultatin para përfundimit të pjesës së parë.
Kreshnik Uka u ndalua në zonë, ndërsa nga 11 metra Taulant Dajaku shënoi për 1-1.
Me rezultatin e barabartë 1-1 përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Në pjesën e dytë ishin vendasit që kërkuan më shumë golin e epërsisë duke sulmuar vazhdimisht.
Por skuadra e Tahir Lushtakut u mbrojt mirë dhe arriti të marrë një pikë të vlefshme në udhëtim.
Ndeshjen e ardhshme ish-kampionët e Kosovës do ta luajnë në udhëtim te Ballkani në Suharekë.
Në anën tjetër Drenica do ta luaj edhe takimin e javës së ardhshme në udhëtim tek KEK-u. /Telegrafi/