Ferizaj e Llamkos Kosova kanë luajtur baras 1:1 në ndeshjen që është zhvilluar dje në stadiumin “Ismet Shabani” në Ferizaj, në kuadër të javës së gjashtë. E mira e gjithë këtij takimi është se edhe një herë u dëshmua se futbollit po i kthehet interesimin, ndërsa pika më e kritikuar mbetët referimi.
Pjesa e parë ishte e niveluar, derisa Llamkosi kishte më shumë nga loja, kjo edhe bëri që ata të krijoj në një epërsi e cila duhet pranuar që ishte me fat.
Arbër Prekazi ka shënuar në minutën 27’ pas goditjes nga këndi. Me këtë epërsi skuadrat shkuan në pushim, derisa periudha e dytë ishte dominuese nga ferizajasit.
Ata kanë rrezikuar më shumë derisa kanë arritur ta barazojnë përmes Astrit Fazliu në minutën 54’, gjithashtu pas rivënies nga këndi. /Zëri/Telegrafi/