Në stadiumin e Qytetit në Tetovë u luajt derbi i vërtet në mes Shkëndijës dhe Strugës, njofton Telegrafi.
Që të dy ekipet kërkuan që të marrin pikët e plota me rastet që krijuan, por në fund ndanë vetëm nga një pikë, që i lejuan Rabotniçkit të mbetet me tri piëk diferencë si lider i tabelës së Ligës së Parë.
Derbi shqiptar u përcoll me shume kartonë të verdhë, nga katër për të dy ekipet, ndërsa u shënuan vetëm dy gola, nga një për secilën ekip. Fillimisht Shkënndija kaloi në epërsi me golin nga pika e bardhë që shënoi Besart Ibraimi, ndërsa Struga barazoi në pjesën e dytë me Kehinde në minutën e 73’.
Skuadra e Shkupit i është kthyer fitores, kësaj radhe duke mundur ekipin e Tikveshit me rezultat 3-1. Florian Kadriu hapi serinë e golave për Shkupin në minutën e 7′ për 1 – 0, ndërsa në minutën e 25 Edis Spahiu barazoi për Tikveshin. Nuk kaloi shumë kohë dhe Shkupi përsëri riktheu epërsinë, në këtë rast autor i golit ishte Avornyo në minutën e 32’. Kadriu shënoi edhe nj herë tjetër edhe në pjesën e dytë për rezultatin 3-1 në min utin e 68’.
Edhe Skuadra e Gostivarit ka marrë fitore me vlerë, kësaj radhe e ka mundur AP Breran nga Strumica. Edhe pse mysafirët të parët kaluan në epërsi me golin e Gjorgievskit, Gostivari u këndell krejt në fund të pjesës së parë kur riktheu rezultatin duke shënuar dy gola. Aydogan barazoi në minutën e 42’, ndërsa në kohën shtesë të pjesës së parë Aldair. Në pjesën e dytë Gostivari menaxhoi mirë lojën dhe arriti të shënojë edhe dy herë të tjera, me Ivanovskin që shënoi për 3-1 në minutën e 48’, ndërsa të dytin të tijin dhe të katërtin për Gostivarin e shënoi në të 89’.
Voska Sport barazoi 1-1 me ekipin e Pelisterit dhe mbete edhe më tutje e fundit në tabelë me vetëm 7 pikë nga 11 ndeshje të luajtura. Golin e epërsisë për Voskën e shënoi Donart Ibraimi në minutën e 20’, ndërsa Pelisteri barazoi në të minutën e 85’ me autor Ristevskin.
Besa e Dobërdollit u mund 2-0 nga Sileksi në Kratovë, ndërsa ndeshja e vetme ku nuk u shënuan gola, ishte dueli i dy ekipeve nga Shkupi, liderit Rabotniçki dhe Vardarit. /Telegrafi/