Ballafaqimi mes kampionëve në fuqi dhe gjilanasve, ka dhënë lojë mesatare, ndërsa ishte skuadra e Bylbyl Sokoli që zhbllokoi rezultatin me golin e Dren Gashit në minutën e 6-të, mirëpo, skuadra e Gani Sejdiut katër minuta më vonë me autogolin e Arbër Shala barazoi rezultatin në 1-1.
Në fraksionin e dytë të ndeshjes, ‘Nikeli’ bëri presion më të madh drejt portës së mysafirëve, por gjitha tentimet e tyre ishin të kota, edhe pse Gjilani nga minuta e 79-të mbeti më një lojtar më pak në terren për shkak se Betim Haxhimusa u ‘skuq’ pas kacafytjes që kishte mes dy skuadrave, derisa në minutën e fundit gjilanasit mbeten edhe pa mbrojtësin Fidan Hasanin, i cili edhe u përjashtua nga loja, sepse finish i ndeshjes ishte i tensionuar, e më shumë ndërprerje.
Feronikeli mbetet në krye të tabelës më 30 pikë, tri më shumë së Llapi, ndërsa, Gjilani është e treta më 26 pikë të tubuara.
Ndërkohë, Istogu ka arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme, duke mundur në ‘Demush Mavraj’, Drenicën, me rezultat 2-1.
Ishin kuqezinjtë nga Skenderaj ta parët që kaluan në epërsi më golin e Taulant Dajakut në minutën e 42-të, kurse tre minuta më vonë nikoqirët barazuan shifrat në 1-1, me golin e Egzon Gashit.
‘Trofta’ në pjesën e dytë më shumë e kërkoi golin e fitores të cilën e arritën përmes Ilir Sylës në minutën e 57-të. Pas kësaj fitore, Istogu i ik fundit të tabelës më 14 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Prishtina që gjendet në pozitën e fundit të tabelës, kurse, Drenica zë vendin e shtatë më 19 pikë të grumbulluara.
Raiffeisen Superliga / Java e 16-të
Rezultatet
Feronikeli – Gjilani 1-1
Istogu – Drenica 2-1
Të dielën takohen:
Hajvalia – Trepça ‘89
G.Nuza, F.Berisha, B.Selimaj, L.Mustafa
Llapi – Liria
G.Shala, E.Baliqi, I.Kabashi, H.Hajdari
Besa – Drita
N.Rraci, F.Jakupi, M.Qehaja, S.Isufi
Vushtrria – Prishtina
I.Kelmendi, J.Musolli, V.Kelmendi, T.Maloku
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00