Nuk është sekret që motrat Kardashian kanë prirje për përdorimin e një filtri të mirë në Instagram.
Kylie Jenner rrallë ndan një fotografi në Instagram pa një filtër në fytyrën e saj – kjo është pritur me reagime nga fansat të cilët argumentojnë se ajo po promovon standarde jo të shëndetshme të trupit.
Në të vërtetë, kirurgët kozmetikë thonë se familja e famshme ka shkaktuar një trend për ‘lëkurën e filtruar’, duke treguar se vajzat e reja sjellin fotografi të motrave në klinika me shpresën që t’i imitojnë ato.
Dhe tani, në një lëvizje të rrallë, pas disa viteve që kishte lënë fansat e saj duke menduar se si duket lëkura e saj e vërtetë , Kylie ka ndarë një foto pa filtër të strukturës së lëkurës së saj.
“Asnjë filtër”, shkroi Jenner. Kylie filmoi një ‘tutorial’ të tërë duke përdorur linjën e re të grimit dhe largoi filtrat për të demonstruar se si duken produktet e saj në jetën reale, kështu duke promovuar njëkohësisht linjën me temë leopardi.
Fansat e yllit e duartrokitën atë për shfaqjen e lëkurës së saj natyrale për një ndryshim, duke shpresuar se ajo do të heqë filtrin më shpesh dhe nga ana tjetër do të inkurajojë fansat e saj gjithashtu. /Telegrafi/