Femrat janë nën një presion të jashtëzakonshëm për ta kthyer figurën e vajzërisë sa më shpejt që të jetë e mundur pas lindjes
Shoqëria po pret gjithnjë e më shumë që gratë që janë bërë së fundmi nëna të kthehen në linjën që kishin para lindjes.
Në këtë lloj presioni marrin pjesë në masë të madhe femrat e njohura nga bota e skenës, të cilat me foto joreale pak ditë pas lindjes u bëjnë presion femrave të zakonshme që të duken pa të meta menjëherë pas daljes nga materniteti.
Duket se sot shtimi në peshë pas lindjes së një fëmije është bërë i paligjshëm dhe dihet se trupi gjatë nëntë muajve të shtatzënisë ka nevojë të paktën po aq për t’u kthyer në mënyrën e vjetër, transmeton Telegrafi.
Disa gra nuk arrijnë të kthehen kurrë në linjën e vjetër pas lindjes, por edhe kjo është në rregull, përderisa dikush ndihet mirë në trupin e tyre dhe përderisa është e shëndetshme.
Pikërisht për këtë po lufton modelja më e famshme në botë me forma të plota, Ashley Graham. Ajo ka sjellë në jetë binjakë pesë muaj më parë, ndërsa pos tyre ka edhe një djalë dyvjeçar.
Ashley ka qenë gjithmonë luftëtare për një imazh realist të trupit të femrës, ndaj për këtë ka publikuar një video në të cilën ka treguar trupin e saj, pa censurë dhe pa zbukurime.
– Kjo video është për të gjitha nënat që mund të mos kthehen kurrë në formën e vjetër dhe për këdo që ka nevojë për një kujtesë se trupi juaj është i bukur në formën e tij reale. Ky është trupi im i fortë, pesë muaj pas lindjes së dytë, e cila solli në jetë dy binjakë. Shpresoj që në të ardhmen të gjitha format trupore të normalizohen në faza të caktuara të jetës – ka shkruar ajo.
/Telegrafi/