Edhe pse nuk është as afër dasmës së saj, një e re britanike tashmë po planifikon gjerësisht se si do të jetë dita kur do të thotë ‘PO’ dhe kërkesat e saj mjaft të ashpra kanë shkaktuar reagime të shumta.
Kennedy Marks është 22 vjeçare dhe vjen nga Devon dhe ndonëse si çdo vajzë që fantazon për martesën, duket se ka shkuar një hap më tej duke bërë kërkesa të qarta për ditën e saj më të lumtur, e cila, siç thotë ajo, ende nuk është planifikuar.
Në videon që tashmë është shikuar nga mbi një milion përdorues, ajo ka shpjeguar disa gjëra si telefoni, stresimi, bezdisja e njerëzve dhe ulëritja e fëmijëve, do të ndalohen në ditën e saj të dasmës.
https://www.tiktok.com/@kennedymarks/video/7088018129653222662?is_from_webapp=1&sender_device=pc&web_id=7044933440180880902
Fëmijët që janë aty duhet të monitorohen vazhdimisht nga prindërit e tyre, të cilët duhet t’i pengojnë të mos bërtasin dhe të mos ecin ngado.
Disa nga rregullat
Askush tjetër nuk guxon të vishte me të bardha
Pa fëmijë
Ftesa vlen vetëm për juve, jo plus një
Nuk ka njoftime të rëndësishme (si fejesë, shtatzëni)
Askush të mos e përdorë mikrofonin
Nusja nuk guxon të stresohet nga dikush as të pyetet për asgjë
Pa njerëz të mërzitshëm
Nuk ka mysafirë që nuk e njohin nusen dhe dhëndrin
Ndalohen sjelljet e këqija ndaj stafit
Nuk lejohen telefonat në ceremoni
Për fotografi mund t’i shfrytëzoni fotografët
Në vallëzimin e parë të çiftit askush nuk guxon të hyjë në pistën e vallëzimit
Mysafirët mund të vishen ashtu siç ndihen komodë
Ndër kërkesat që shumëkujt iu dukën shumë strikte, Kennedy theksoi se nuk dëshiron njerëz të mërzitshëm, por se ata duhet të jenë të lumtur dhe të kërcejnë me të.
Në njoftim, ajo përmendi se ftesa e saj nuk vlen për dy persona dhe se nuk e dëshiron në dasmë askënd që nuk e ka takuar. Po ashtu ka theksuar se në dasmën e saj nuk dëshiron që dikush tjetër ta marrë fokusin nga nusja duke bërë njoftime të tilla, si shtatzëni, fejesa e të ngjashme.
@kennedymarks
Në vijim ka bërë disa kërkesa tjera: “Asnjë vrazhdësi ndaj stafit ose dilni jashtë, unë dua që ata të kërcejnë, të argëtohen dhe të kenë një turn të mirë. Askush nuk lejohet ta përdorë mikrofonin, nuk është karioke”.
Pavarësisht se tashmë ka planifikuar gjithçka, Kennedy pohon se i dashuri i saj nuk i ka parë ende këto rregulla, por edhe se asaj nuk di bëjë propozim në një të ardhme të afërt.
Reagimet ndaj kërkesave të saj ishin të ndara, ndërsa disave u pëlqente vendosja e kufijve, të tjerët theksuan se me këto rregulla, ajo nuk do të martohej kurrë. /Telegrafi/
@kennedymarks Some people asked for the list 🤍