Telegrafi

Pa energji elektrike fshatrat në Komunën e Sarajit dhe Studeniçanit

Pa energji elektrike nesër nga ora 08:30 deri në orën 12:00 do të jenë banorët e rrugëve “Veleshka”, “Prespanska” dhe “Ohridska” në lagjen “Maxhar Mahallë” në Komunën e Qendrës.

Në të njëjtën kohë energji elektrike nuk do të kenë shfrytëzuesit e fshatrave Çajlanë, Semenisht, Paniçar, Bukoviq, Laskarcë dhe Rahoviç në Komunën e Sarajit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qendra rajonale për menaxhim me kriza, duke iu referuar raportimit të EVN Maqedoni, kumtoi se nesër nga ora 08:30 deri në orën 15:00, pa energji elektrike do të mbesin edhe një pjesë e banorëve në fshatin Volkovë, gjegjësisht objekti i Ujësjellësit Vardar, ndërsa në periudhën nga ora 9:00-12:00 shfrytëzuesit e rrugëve 1, 6 dhe 7 në fshatin Batinc në Komunën e Studeniçanit./Telegrafi/