Telegrafi

Pa bordin e ART-së, nuk hiqen operatorët ilegal

Besojmë se shumë shpejt do t’i zgjidhim anëtarët e këtij bordi dhe pastaj të nxjerrim vendim të qarta, prandaj shpresoj që në Kosovë nuk do të veprojnë më asnjë operator ilegal që bie në kundërshtim me ligjin”, u shpreh ministri Limaj. 

Ai bëri këto deklarata në seancën e rregullt plenare të Kuvendit të Kosovës në pikën e rendit të ditës që ka të bëjë më pyetjet parlamentare.

“Është e vërtetë se anë e kënd Kosovës ende vazhdojnë operatorë ilegal. Ne kemi kërkuar që të fillohet me eliminimin dhe largimin e këtyre tyre operatorëve nga Kosova dhe në këtë çështje kohën e fundit kemi bërë disa lëvizje dhe shpresojmë që këto do të intensifikohen”, tha ministri Limaj.

Në Kosovë që nga periudha e pasluftës vazhdojnë të veprojnë operatorë ilegal të telefonisë mobile nga Serbia. /telegrafi/