Evie Amati e ka marrë sëpatën dhe pa asnjë arsye i ka qëlluar dy persona, që ndodheshin në dyqanin e një pompe benzine në Sydney të Australisë.
Biondina 24-vjeçare, viktimën e parë ka dashur ta presë në fyt, por gërshetat e saj të njohura si dredlock, e kanë zvogëluar goditjen dhe e kanë shpëtuar, transmeton Telegrafi.
Por, kaq fat nuk ka pasur viktima e dytë, i cili ka mbetur me kafkë të çarë, por pa probleme për jetën.
Megjithëse akuzohet për sulm fizik, sulmuesja nuk do të dërgohet në spital, por në qendër rehabilitimi ku do të trajtohet për krizë nervore. /Telegrafi/
https://youtu.be/ygUAmW1fyhA