Për të shtatin vit rresht, revista Forbes vlerësoi Sean Combs, i njohur ndryshe si Puff Daddy, si më të pasurin e të gjithë reperave.
Pasuria e këngëtarit llogaritet plot 820 milionë dollarë, ku pjesa më e madhe e të ardhurave vjen nga aktiviteti i biznesit dhe jo thjesht nga muzika.
Menjëherë pas tij renditen Jay Z dhe Dr. Dre.
Sean Combs qëndron në krye të klasifikimit, në saje të një aktiviteti biznesi lidhur me vodkën, një rrjeti televiziv, një tequila dhe një uji alkalin.
Pas tij me 10 milionë dollarë më pak vjen Jay-Z, bashkëshorti i Beyoncé, i cili gjithashtu ka siguruar para në sajë të biznesit, e jo vetëm muzikës. Dr. Dre, i treti në radhë vlerësohet me një pasuri prej 740 milionë dollarësh.