Sean ‘Diddy’ Combs dhe Cassie Ventura thuhet se janë ndarë pas gjashtë viteve të qëndrimit në krah të njëri-tjetrit.
Reperi 48-vjeçar kishte bërë publike lidhjen me Venturën për herë të parë në vitin 2012 pas shumë viteve të spekulimeve.
Një i brendshëm i tha revistës People se “Vendimi ishte miqësor dhe ata mbeten miq. Cassie do të fokusohet në karrierën muzikore dhe artistike”.
Combs – i cili gjithashtu njihet me nofkat Puff Daddy, Puffy, P.Diddy dhe së fundi si Brother Love – u takua me Venturën 32-vjeçare në fillim të viteve 2000, kur ajo nënshkroi marrëveshje me labelin, Records Bad Boy dhe thuhet se lidhja e tyre sekrete filloi në vitin 2007.
Çifti ka bashkëpunuar disa herë së bashku, duke përfshirë edhe këngën e vitit 2008 “Swagga Like Puff” dhe në vitin, “Must Be Love”.
Combs është babai i katër fëmijëve nga tre lidhjet e mëparshme, Justin Dior Combs, Christian Casey Combs, Jessie James Combs, D’Lila Star Combs dhe Chance Combs.
Ndryshe, këngëtari është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/