Ndonëse gruaja e këngëtarit, Ozzy Osbourne, Sharon, e ka konfirmuar ndarjen nga ai gjatë një interviste te The Talk, ai po vazhdon ta mbajë unazën e martesës.
Ozzy është fotografuar në Los Anxhelos dhe ajo që ra më së shumti në sy ishte unaza e martesës, transmeton Klan Kosova.
Sharon në intervistën e parë që nga ndarja prej tij kishte thënë se po ia del goxha mirë.
Nëna e tre fëmijëve është shprehur se e ka larguar atë nga shtëpia pasi që e ka kuptuar se po e tradhton.
“Unë jam 63 vjeçare dhe nuk mund të vazhdojë që të jetoj në këtë mënyrë”, është shprehur ajo.