Ozzy Osbourne ka caktuar data të reja për koncertet e tij, pasi u detyrua ta anulonte turneun për shkak të problemeve shëndetësore – raporton Sky News.
‘Princi i Errësirës’ në muajin shkurt i anuloi koncertet, pasi u diagnostikua me inflamacion të mushkërive.\
Në ndërkohë, derisa po shërohej në shtëpinë e tij në Los Angeles u lëndua në vendin ku kishte pësuar dëmtim në një aksident komunikacioni në vitin 2003, ashtu që nuk mund të vazhdonte me turneun.
Megjithatë, ai ka arritur t’i tejkalojë problemet shëndetësore duke njoftuar se do të mbajë koncerte në Britani të Madhe dhe në Evropë duke filluar nga janari i vitit të ardhshëm.
“Jam vërtet i gëzuar që po kthehem në Evropë me koncertet e reja. Faleminderit të gjithë fansave që më kanë mbështetur dhe kanë pritur shpalljen e datave të reja. Mezi pres t’ju shoh në vitin e ardhshme”, ka thënë veterani i muzikës rok. /Telegrafi/