Site icon Telegrafi

Ozzy Osbourne krijoi britmën më të fortë në histori

Rekordi është thyer në studionin Dodgers të Los Angelesit gjatë ndeshjes ndërmjet Dodgers dhe LA Angels, pasi që Ozzy doli në fushë në pushimin ndërmjet dy pjesëve të lojës.

Ish-këngëtari i njërit prej grupeve më të njohura të heavy metalit doli në qendër të stadiumit madhështor dhe bëri me dorë, për t’i trimëruar adhuruesit që të bërtasin dhe çirren për më shumë se një minutë.

Të pranishëm ishin edhe juria e Guinnessit të cilët matën forcën dhe gjatësinë e britmës të cilën në fund e vërtetuan si rekord të ri.

Shumë adhurues të cilët gjendeshin në publik më vonë thanë se nuk po e kuptonin çfarë po ndodhte, por filluan të bërtasin kur panë Sharon Osbournein në fushë. /Telegrafi/

Exit mobile version