Telegrafi

Ozzy Osbourne bashkëpunon me Slashin në këngën e re

Ozzy Osbourne (Foto: Kevin Winter/Getty Images for dcp/Guliver)

Ditë më parë, Ozzy Osbourne e ka publikuar këngën e re nga albumi i ardhshëm, “Ordinary Man”.

Kënga e re mban titullin “Straight to Hell”, ndërsa në realizimin e saj, këngëtari ka bashkëpunuar me Slash, kitaristin e bendit legjendar, “Guns N’ Roses”.

Muzikanti 70 vjeçar para publikimit të kësaj kënge, ua kishte prezantuar fansave të tij faqen e internetit straighttohell.ozzy.com.

Slash (Foto: Jason Kempin/Getty Images/Guliver)

Përmes kësaj faqeje edhe është prezantuar kënga e re, e cila ka ardhur vetëm në versionin audio.

Ndryshe, albumi i ardhshëm i rokerit pritet të publikohet në fillim të vitit të ardhshëm. /Telegrafi/