Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka thënë se e dëshiron fanellën me Nr.10 që e ka lënë Jack Wilshere.
Ozil mban fanellën me Nr. 11 prej se ka arritur nga Real Madridi.
Wilshare që tani është në huazim kishte marr numrin 10 kur Robin van Persie iu bashkua Manchester United në vitin 2013.
Por gjermani ende mendon për atë numër.
“Prej se Wilshere u largua këtë verë, numri është i lirë, por unë ende nuk e kam marr”, ka thënë Ozil për Kicker. /Telegrafi/