Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka lënë të kuptohet se mund ta mbyllë karrierën te klubi londinez.
Edhe pse është lidhur me një largim nga Topçinjtë, gjermani thotë se ka kohë për të menduar për të ardhmen e tij.
“Nuk po nxitohem. Kam edhe dy vite të tjera në kontratën time. Në fund të sezonit do të shohim se si do të shkojë”, ka thënë 27-vjeçari.
Mirëpo, ai ka përsëritur se është i lumtur me jetën në Emirates duke shtuar se mund ta përfundojë karrierën te Arsenali.
“Nuk them se doemos duhet të kthehem në Bundesliga. Nuk e mohoj. Ndoshta do ta përfundoj karrierën në Angli”, ka thënë Ozil.
Aktualisht, ai përfiton 140.000 funte në javë, ndërsa thuhet se në fund të sezonit do t’i ofrohen 160.000 funte në javë. /Telegrafi/