Telegrafi

Ozil thuhet se polemizoj me Emeryn: Ju nuk jeni trajner

Mesut Ozil duket se nuk i ka raportet e mira me Unai Emeryn, pasi kjo gjë është vërejtur edhe gjatë turpërimit që u bëri Chelseat në finalen e Ligës së Evropës në Baku.

30-vjeçari ka kaluar nëpër një sezon acarues nën menaxhimin e Unai Emerys, duke e parë disa herë veten jashtë formacionit bazë, por kjo nuk është e tëra.

Ozil u largua nga loja në minutën e 77-të ndaj Chelseat, derisa tifozët e Topçinjve kërkonin nga ai që të largohej nga klubi qysh në këtë verë.

Mesut Ozil (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Sipas tabloidit turk, Fanatik, mesfushori gjerman i ka thënë Emerys “Ju nuk jeni trajner”, gjersa po zëvendësohej nga Joe Willock.

Lexo po ashtu Ka dëshpëruar me paraqitjet e tij, Arsenali e nxjerr në shitje Ozilin

Pas përplasjes me trajnerin spanjoll, është bërë e ditur se Ozil përfundimisht do të largohet nga Arsenali në verë, duke ju dhënë mundësi që ta rrisin buxhetin e transferimeve.

Gjermani aktualisht është lojtari më i paguar te skuadra londineze, pasi në javë përfiton 350 mijë euro, derisa kanë një buxhet prej 45 milionë euro për transferimet e verës. /Telegrafi/