Mesut Ozil duket se nuk i ka raportet e mira me Unai Emeryn, pasi kjo gjë është vërejtur edhe gjatë turpërimit që u bëri Chelseat në finalen e Ligës së Evropës në Baku.
30-vjeçari ka kaluar nëpër një sezon acarues nën menaxhimin e Unai Emerys, duke e parë disa herë veten jashtë formacionit bazë, por kjo nuk është e tëra.
Ozil u largua nga loja në minutën e 77-të ndaj Chelseat, derisa tifozët e Topçinjve kërkonin nga ai që të largohej nga klubi qysh në këtë verë.
Sipas tabloidit turk, Fanatik, mesfushori gjerman i ka thënë Emerys “Ju nuk jeni trajner”, gjersa po zëvendësohej nga Joe Willock.
Pas përplasjes me trajnerin spanjoll, është bërë e ditur se Ozil përfundimisht do të largohet nga Arsenali në verë, duke ju dhënë mundësi që ta rrisin buxhetin e transferimeve.
Gjermani aktualisht është lojtari më i paguar te skuadra londineze, pasi në javë përfiton 350 mijë euro, derisa kanë një buxhet prej 45 milionë euro për transferimet e verës. /Telegrafi/