Mesut Ozil ka folur rreth lëndimit të tij, Kupës së Botës që do të mbahet në Rusi dhe trajnerit të tij, Arsene Wenger.
Mesfushori gjerman është duke qëndruar jashtë fushave pas një lëndimi të pësuar, por beson se do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Gjermaninë në Rusi.
“Është për të ardhur keq që kam humbur ndeshjen e djeshme me lëndimet e rikthyera”, ka shkruar fillimisht Ozil.
“Do të duhet kohë, por unë jam i sigurt se do të shërohem plotësisht në kohë për Kupën e Botës”.
Ozil ka folur edhe për kohën e kaluar nën urdhrat e trajnerit francez, Wenger, për të cilin ka respekt të madh.
“Edhe njëherë dëshiroj të falënderoj shefin tonë. Ishte një nder që luajta për ju, Wenger!”.
“Faleminderit për të gjitha kujtimet që kemi ndarë së bashku”, përfundoi gjermani.
Ozil është një lojtar kyç për ekipin e Joachim Low, ndërsa ata shkojnë drejt Rusisë për të mbrojtur Kupën e Botës që fituan në 2014 në Brazil.
Ata kryesojnë në turne si njëri nga favoritët, me emra të mëdhenj si Toni Kroos, Thomas Muller dhe Manuel Neuer ndër ‘ekspertët’ dhe Leroy Sane e Joshua Kimmich të talentuar. /Telegrafi/