Telegrafi

Ozil: Shpresoj që Sanchez të qëndrojë

Ozil dhe Sanchez

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil shpreson që Alexis Sanchez do ta refuzojë ofertën e Manchester Cityt për të qëndruar në Emirates Stadium.

Manchester City ka bërë ofertë për lojtarin, ndërsa sipas fjalëve në mediat angleze, Sanchez e ka kërkuar largimin.

Ish lojtari i Real Madridit, Ozil, beson se bashkëlojtari i tij dot ë qëndrojë në Emirates.

“Shpresoj që Alexis të qëndrojë, por nuk e di statusin e tij që të jem i sinqertë”.

“Por unë e vlerësoj atë si lojtar dhe ai është i duhur për lojën e Arsenalit”.

“Nga pikëpamja personale do të doja që ai të qëndrojë. Në fund i mbetet lojtarit të vendos dhe unë nuk mund të komentoj për këtë”, ka thënë Ozil. /Telegrafi/