Lojtarët e Arsenal kanë qenë pushim këtë fundjavë për shkak se ndeshja e tyre kundër Southampton është shtyrë sepse “Saints” kanë luajtur (dhe humbur) finalen e Kupës së Ligës kundër Manchester United.
Kështu, Arsene Wenger i ka lënë të lirë lojtarët e tij. Por njëri prej tyre ka vendosur t’i futet gjithsesi punës.
Mesut Ozil, që i ka kërkuar klubit të rinovojë kontratën e tij me 250 mijë funte në javë, ka përfituar nga pushimi i forcuar për të shkuar në Likya, “Kebab shop”-i i tij i preferuar në veri të Londrës.
Aty, mesfushori gjerman është një klient i rregullt, deri në atë pikë sa pronarët e kanë lejuar të provojë aftësitë e tij me thikën, mishin dhe përbërësit e tjerë, për t’i bërë vetes një panine të shijshme. E gjitha kjo ka ndodhur para syve të stafit dhe klientëve. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=AgG5PnXEnQg