Telegrafi

Ozil pëlqen Barcelonën

“Po, ai është tifoz i Barcelonës që nga mosha 12 ose 13 vjeçare. Ai e ka thënë këtë gjashtë muaj para fillimit të Botërorit, por tani të gjithë flisni për të. Ai tani është i fokusuar në Botëror dhe nuk i interesojnë gjërat tjera. Ai ka edhe një vit kontratë me Werderin dhe nuk dua të komentoj më tutje”, ka thënë Reza Fazelli.

Ozil ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tija sensacionale, duke bërë që klubet më të mëdha evropiane të vihen në kërkim të tij. /Telegrafi/