Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka mohuar raportimet se do të largohet nga ekipi londinez gjatë verës, nëse aty mbetet trajneri Arsene Wenger.
Ditë më parë u raportua se Ozil “është lodhur pa tituj dhe po kërkon largimin e trajnerit francez”, por e gjithë kjo është mohuar nga vetë lojtari.
“Kam parë raportimet e mediave. Arsene Wenger ishte arsye e madhe që iu bashkova Arsenalit – kjo nuk ka ndryshuar!”, ka shkruar gjermani në Twitter, transmeton Koha.net
Anësori gjerman është në nga lojtarët më të dashur nga tifozët në Emirates dhe ky lajm i ka gëzuar tej mase Topçinjtë.