Site icon Telegrafi

Ozil me mesazh të qartë se dëshiron të rikthehet të luajë – gjermani ende është jashtë planeve të spanjollit

Mesut Ozil ka bërë me dije se ai është i gatshëm që të rikthehet te Arsenali, mirëpo kështu nuk mendon ende Mikel Arteta.

Mesfushori gjerman nuk ka luajtur në asnjë takim në këtë edicion të ri, por që mungesa e tij te The Gunners është që nga muaji mars.

Kishte zëra të fuqishëm se ai do të largohej në këtë verë nga skuadra londineze, mirëpo në fund lojtari qëndroi në Emirates.

Por, ende ka pyetje se nëse Ozili do të luajë sërish për Arsenali, derisa ka dërguar një mesazh për Artetan.

Gjermani ka mbajtur një takim me trajnerin spanjoll dhe i ka bërë të ditur se ai është i gatshëm që të rikthehet dhe të ndihmojë skuadrën.

Kujtojmë se Arteta e ka lënë jashtë listës së lojtarëve të ftuar për në Ligën e Evropës dhe duket se raportet mes tyre nuk janë në nivelin e duhur. /Telegrafi/

Exit mobile version