Site icon Telegrafi

Ozil me mesazh emocionues pas nënshkrimit të kontratës: Kam vendosur me zemër për Arsenalin

Mesut Ozil ka nënshkruar kontratë të re me skuadrën londineze Arsenal.

Mesfushori gjerman ishte cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane por vendosi t’i mbetej besnik Arsenalit.

Ai ka zbuluar se kontrata e re është afatgjate deri në vitin 2021.

Ozil është shprehur krenar dhe i lumtur me rinovimin e kontratës me klubin londinez.

“Jam krenar për të ju njoftuar se kam nënshkruar kontratë të gjatë me Arsenalin prej tre viteve”, ka shkruar Ozil në Instagram.

Ai ka shpjeguar edhe arsyejen pse u vonua për ta nënshkruar kontratën e re me klubin e tij.

“Është një nga vendimet më të rëndësishme të karrierës time në futboll dhe për këtë arsyeje më duhej të mendoja shumë dhe të flas me të gjithë ata që janë të rëndësishëm për mua. Gjërat e mira kërkojnë kohë”, ka deklaruar Ozil.

Reprezentuesi gjerman thotë se e la zemrën e tij të vendosë për Arsenalin, ndërsa ndihet si në shtëpi në Londër.

Ozil duke festuar një gol me fanellën e Arsenalit (Getty Images)

“Në fund e lash zemrën time të vendosë. Siç kam thënë gjithmonë, ndihem këtu si në shtëpi dhe jam shumë i motivuar për të arritur gjëra të mëdha në vitet e ardhshme. Një herë Gunner, gjithmonë një Gunner”, ka përfunduar Ozil.

Ozil iu bashkua Arsenalit në vitin 2013 nga gjiganti spanjoll Real Madrid.

29-vjeçari ka zhvilluar 182 ndeshje me Arsenalin ku ka shënuar 36 gola dhe ka bërë 61 asistime. /Telegrafi/

Exit mobile version