Mesut Ozil ka refuzuar oferta të çmendura nga klubet aziatike me vlerë një milion funte (1.15 milion euro) në javë për të qëndruar te Arsenali.
30-vjeçari kishte ranë dakord për një marrëveshje të re me Gunners në shkurt me vlerë prej 300 mijë funte në javë, pas muajsh spekulimesh mbi të ardhmen e tij.
Përfaqësuesi i tij, Erkut Sogut, ka mohuar se paratë ishin problemi kryesor gjatë negociatave të zgjatura me klubin.
Ai tregoi se Ozil ka mundur të kishte fituar shuma rekord, nëse ai kishte rënë dakord të largohej nga Londra.
“Ne patëm disa oferta të mëdha nga Azia. Kishte disa oferta të çmendura. Por, për Mesut, paratë nuk ishin aspak faktori më i madh”.
Ai shtoi se Mesut Ozil është lojtari që shet më së shumti fanella te Arsenali.
“Mesut, i cili ka luajtur në vende të ndryshme dhe ishte numri 10 i ekipit të Gjermanisë, e ka fituar edhe Kupën e Botës. Pak ka lojtar si ai”, thotë agjenti i tij duke e lavdëruar lojtarin.
Ozil u bashkua nga Real Madridin në vitin 2013, tani është i angazhuar në Arsenal deri në vitin 2021.
Sipas Sogut dashuria e lojtarit për klubin ishte një faktor kyç për vendimin e tij për të qëndruar. /Telegrafi/