Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, e ka hedhur poshtë mundësinë që Mesut Ozil të kthehet në ekipin kombëtar të Gjermanisë.
Ylli i Arsenalit ka bërë të ditur largimin e tij nga kombëtarja e Gjermanisë në korrik pasi akuzoi Federatën Gjermane të Futbollit (DFB) për diskriminim dhe papërgjegjësi.
Madje, Ozil u referua edhe për racizëm në drejtim të lojtarëve me origjinë të huaj.
Back to the grind 💪 Let's give the #NationsLeague all we've got! 🇩🇪#DieMannschaft #GERFRA pic.twitter.com/Y6dVmlyu1W
— germanfootball_dfb (@DFB_Team_EN) September 4, 2018
Së fundmi janë shfaqur spekulime se 29 vjeçari mund të rikthehet të luajë me Gjermaninë.
“Në pikëpamjen time, Ozil ka deklaruar qartësisht se nuk do të kthehet dhe ja ka mbyllur vetes dyert me atë, kështu që rikthimi i tij nuk është temë”, u shpreh Loë për Bild.
Loë ka thënë javën e kaluar se ai ka tentuar, por ka dështuar të kontaktojë me Ozlin pas komunikimit publik të tij, që sipas tij e ka zhgënjyer pse nuk e ka informuar për qëllimet e tij. /Telegrafi/