Mesut Ozil pak ditë më parë ka rinovuar kontratën e tij me Arsenalin.
Dhe, tifozët e klubit londinez kanë pasur të drejtë që të gëzohen me këtë rinovim, e disa e quajtën si “transferimi më i madh”.
Tifozët kanë të drejtë për këtë, pasi pikërisht Ozil është lojtari më kreativ në Evropë.
Ai që nga viti 2006 ka krijuar gjithsej 1006 raste, duke lënë prapa Dimitri Payet me 923 raste dhe Cesc Fabregas me 908 raste.
Lionel Messi gjendet në vendin e pestë të kësaj liste me 803 raste të krijuara.
Kjo listë është e vlefshme për top pesë kampionatet më të forta në Evropë.
Arsenali ditë më parë konfirmoi transferimin e Pierre – Emerick Aubameyang, i cili mund ta ndihmojë gjermanin që ta rrisë edhe më shumë numrin e rasteve të krijuara. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ohP3JF_gZak