Site icon Telegrafi

Ozil ia plotëson ëndrrën 11 vjeçarit me kancer në tru (Foto/Video)

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil, ka pasur një natë shumë të mirë në fitoren prej 2-0 ndaj Sunderlandit për shkak të impaktit që ai pati në fushë.

Por, gjermani mund të ketë qenë shumë më i lumtur me faktin se ka plotësuar ëndrrën e një djaloshi 11 vjeçar, shkruan Telegrafi.

Mesfushori takoi Charlien, një tifoz të madh të Arsenalit i cili po vuan nga kanceri në tru.

Takimi ndodhi në këndin privat të Emirates pas fitores ndaj Sunderlandit dhe Charlie bashkë me prindërit realizuan një shëtitje të shkurtër në fushën e Emirates ku Ozil ia dha djaloshit çmimin “Njeriu i ndeshjes” të cilin e fitoi gjermani me performancën e tij.

Klas në fushë, klas edhe jashtë fushe – ky është Mesut Ozil. /Telegrafi/

Exit mobile version