Site icon Telegrafi

Ozil ia plotëson dëshirën Mustafit, e bën shqiponjën dy krenare me duar (Foto)

Mesut Ozil dhe Shkodran Mustafi janë dy shokët më të mirë në Arsenal.

Shqiptari dhe turko-gjermani pothuajse gjatë gjithë kohës janë së bashku si në stërvitje ashtu edhe në jetën private.

Së fundmi mesfushori i Arsenalit ia ka plotësuar një dëshirë të madhe Mustafit duke bërë shqiponjën dy krenare me duar.

Mustafi e ka postuar një fotografi në faqen e tij zyrtare duke e përgëzuar Ozilin për këtë gjë.

“Ju e dini si ta bëni atë Mesut Ozil”, shkroi Mustafi.

Kujtojmë që Ozil dhe Mustafi janë bashkëlojtar edhe tek Kombëtarja e Gjermanisë. /Telegrafi/

Exit mobile version